Brukseli shpreh keqardhje për largimin e Maqedonisë nga qëllimet euro-atlantike
Sipas një deklarate të një zëdhënësi të Komisionit Evropian (KE) për agjencinë e lajmeve META, kriza politike është duke e larguar Maqedoninë nga qëllimet euro-atlantike dhe se për këtë gjë, Brukseli shpreh keqardhje, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ky zëdhënës i KE-së thotë se nuk janë ofruar kushtet minimale për mbajtje të zgjedhjeve të besueshme më 5 qershor, të cilat do të ishin pranuar nga bashkësia ndërkombëtare.
Sipas këtij burimi, çdo qeveri që del nga zgjedhjet, ku tre parti më të mëdhaja nuk marrin pjesë, nuk do të jetë një partner i besueshëm për bashkësinë ndërkombëtare, duke theksuar se Komisioni është i gatshëm që t'u ndihmojë partive politike, por janë partitë ato që kanë përgjegjësinë e siguriimt të proceseve demokratike dhe ta kthejnë vendin në rrugën euro-atlantike./Telegrafi/


