Please enter at least 3 characters.

Britney Spears i kthehet jetës publike pas shtrirjes në një spital psikiatrik

2019/04/BritneySpearsprofile-e1555171669282.jpg
299:"LAS VEGAS, NEVADA - OCTOBER 18: Singer Britney Spears attends the announcement of her new residency, "Britney: Domination" at Park MGM on October 18, 2018 in Las Vegas, Nevada. Spears will perform 32 shows at Park Theater at Park MGM starting in February 2019. (Photo by Ethan Miller/Getty Images)
12:"Getty Images

Britney Spears është shfaqur për herë të parë në publik që pas shtrimit të saj në një spital psikiatrik. Ajo është parë në një parukeri në Los Angeles.

Një dëshmitar ka thënë për E! News se këngëtarja ishte shoqëruar nga tre persona të ekipit të saj. Burimi shtoi se këngëtarja priti në radhë së bashku me klientët e tjerë në vend që të shkonte në një zonë private.

Britney Spears (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

"Ata (punonjësit) kërkonin që t'ia përfundonin sa më shpejt dhe në mënyrë efikase në mënyrë që ajo të largohej nga parukeria sa më shpejt të ishte e mundur".

"Spears dukej mirë dhe e kënaqur. Ishte e emocionuar nga flokët e saj të rregulluar", ka thënë burimi.

Këngëtarja u shtrua në një spital psikiatrik disa ditë më parë pas gjendjes së përkeqësuar të babait të saj. Ishte vetë Britney që vendosi të shtrohej në spital pasi donte të qetësohej, përcjell Ora News, transmeton KP.

Fillimisht u raportua se ajo do të qëndronte atje për një muaj, por mesa duket ylli i muzikës pop ka vendosur që të vazhdojë jetën e saj normale.

Britney Spears (Foto: Ethan Miller/Getty Images/Guliver)