Please enter at least 3 characters.

Britanikët i japin fund dominimit të kinezëve

2016/08/RIOEC8A1KG5BL_768x432.jpg

Sportistët Jack Laugher dhe Chris Mears i sollën Britanisë së Madhe fitoren historike, kështu duke fituar medalje të artë në zhytjen nga 3 metra në trampolinë.

Dyshja britanike shënuan gjithsej 454.32 pikë dhe kështu shuan ëndrrat e kinezëve të cilët po shpresonin që të fitonin të artën edhe në këto Lojëra, transmeton Klan Kosova.

Kinezët e kanë dominuar këtë sport për dekada të tëra dhe kanë kryesuar tabelën e medaljeve për shtatë Lojëra Olimpike me radhë dhe tetë Kampionate Botërore.

Por ambiciet e tyre për të fituar edhe në Rio 206 u shkatërruan nga dyshja britanike.