Please enter at least 3 characters.

Brenda Song konfirmon fejesën me Macaulay Culkin

2022/09/brendafk.jpg

Aktorja Brenda Song e ka konfirmuar fejesën me yllin e njohur, Macaulay Culkin.

Çifti është bashkë tash e një kohë prej se u takuan në xhirimet e projektit dramë-komedi nga viti 2017, “Changeland”.

Në prill të vitit 2021, ata u bënë prindër të një djali, të cilin e quajtën Dakota – sipas motës së aktorit, e cila ka vdekur tragjikisht në vitin 2008.

(Foto: Instagram/brendasong)

Që në janar të këtij viti është spekuluar për fejesën e çiftit, kur Song ishte parë duke mbajtur një unazë.

Megjithatë, deri më tani asnjëri prej tyre nuk e kishte konfirmuar këtë gjë. Tash këtë e ka bërë aktorja duke reklamuar koleksionin e saj për martesa. /Telegrafi/