Please enter at least 3 characters.

Brenda rezidencës së dikurshme të Mike Tyson që është shndërruar në kishë

2020/04/MikeTysonface.jpg

Boksieri legjendar, Mike Tyson, pas dënimit për përdhunim në vitet e nëntëdhjeta, nuk pati zgjidhje tjetër, pos që ta shiste rezidencën e tij në Ohio, e cila më pas u shndërrua në një kishë.

Dikur kampioni i padiskutueshëm i botës pësoi një rënie të shpejtë financiare, prandaj u detyrua të nxjerrë në shtije shtëpinë e tij.

Kjo pronë që dikur konsiderohej spektakolare, pas shitjes u shndërrua në një kishë shenjtërore.

(Foto: Imgur/Illicitohio.com)

Pastori Nicholas DeJacimo ka thënë për Warren Tribune-Chronicle se prona kishte mbetur e paprekur për dhjetë vite.

Më pas pishina e rrënuar u shndërrua në një vend shenjtërimi, kurse dhoma e ditës në një vend grumbullimi.

(Foto: Imgur/Illicitohio.com)

Garazhet e dikurshme janë shndërruar në klasa dhe çerdhe fëmijësh, kurse kafazet ku Tyson i mbante tigrat e tij janë çmontuar për një pavijon. /Telegrafi/

(Foto: Screenshot/wkyc.com/YouTube)

(Foto: Screenshot/wkyc.com/YouTube)

(Foto: Imgur/Illicitohio.com)

(Foto: Imgur/Illicitohio.com)