Please enter at least 3 characters.

Brenda 24 orëve vdiqën më shumë amerikanë nga coronavirusi, sesa në sulmin terrorist të 11 shtatorit ndaj SHBA-së

2020/12/thumbs_b_c_0b5fa386d727908ce45e24eb8f303e50.jpg

Shtetet e Bashkuara gjatë ditës së sotme mund të autorizohet për përdorim emergjent të një vaksine kundër COVID-19.

Por, numri ditor i vdekjeve nga coronavirusi arriti një rekord të lartë ditor prej 3,124 vdekjeve, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Kjo është më shumë vdekje sesa ato që pësuan në sulmet e 11 shtatorit. Dhe ekspertët thonë se numri i të vdekurve do të përkeqësohet, raporton cnn.

Një parashikim i ri i përbërë nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve projekton një total prej 332 mijë deri në 362 mijë vdekje shkaku i virusit deri më 2 janar. Ky parashikim kombinon modelimin nga 40 grupe të pavarura kërkimore.

Shtrimet në spital shkaku i pandemisë gjithashtu arritën një rekord të ri rekord prej 106.688. Dhe më shumë se 221 mijë infeksione të reja u raportuan në vetëm një ditë - duke dërguar në mënyrë të pashmangshme në akoma më shumë shtrime në spital dhe vdekje. /Telegrafi/