Please enter at least 3 characters.

Brazili mposht Perunë dhe e fiton Kupën e Amerikës pas 12 vitesh

2019/07/GettyImages-1160642598.jpg
283:"RIO DE JANEIRO, BRAZIL - JULY 07: Yoshimar Yotun of Peru competes for the ball with Philippe Coutinho of Brazil during the Copa America Brazil 2019 Final match between Brazil and Peru at Maracana Stadium on July 07, 2019 in Rio de Janeiro, Brazil. (Photo by Lucas Uebel/Getty Images)
12:"Getty Images

Brazili e ka fituar Kupën e Amerikës, pasi në finale e ka mposhtur Perunë me rezultat 3-1.

Golin e parë për ‘Selecao’ e realizoi Everton Soares në minutën e 15-të, ndërsa deri në fundin e pjesës së parë u shënuan edhe dy gola të tjerë.

Peru e barazoi rezultatin me anë të Paulo Guerreros (44’), duke realizuar nga pika e bardhë, mirëpo Gabriel Jesus (45’+3) e riktheu epërsinë e Brazilit.

Ylli i Manchester Cityt ishte i pafat në këtë përballje, pasi në minutën e 70-të u përjashtua nga loja, pas kartonit të dytë në ndeshje.

Peruanët e shtuan edhe më shumë presionin ndaj brazilianëve që mbetën me dhjetë lojtarë më pak në fushë, mirëpo Alisson Becker nuk lejoi të mposhtej sërish.

Kur u mendua se ndeshja po përfundonte 2-1, Richarlison shënoi nga pika e bardhë në minutën e 88-të, për rezultatin përfundimtar 3-1.

Kujtojmë që në gjysmëfinale, nikoqirët e eliminuan Argjentinën me shumë vendime të diskutueshme për vendimet e gjyqtarëve, derisa Peruja e mposhti Kilin, për të kaluar në finale pas më shumë se një shekulli.

Selecao e kishin fituar për herën të fundit Kupën e Amerikës para 12 vitesh, ndërsa në këtë vit ishin nikoqir dhe arritën ta fitojnë trofeun. /Telegrafi/