Please enter at least 3 characters.

Brad Pitt mori pjesë në festën e ditëlindjes së ish-gruas Jennifer Aniston

2019/02/BradAniston-1-e1549830099576.jpg
264:"HOLLYWOOD - JANUARY 12: Actress Jennifer Aniston and actor Brad Pitt attend the Los Angeles premiere of Universal Pictures' film "Along Came Polly" on January 12, 2004 at the Grauman's Chinese Theatre, in Hollywood, California. (Photo by Vince Bucci/Getty Images)
12:"Getty Images

Hamshori hollivudian, Brad Pitt, ka marrë pjesë në festën e ditëlindjes së 50-të të ish gruas së tij, Jennifer Aniston.

Festa është mbajtur të shtunën mbrëma në Los Angeles, ndërsa aktorja e rrethuar nga miq dhe familjarë ka festuar në Sunset Tower.

(Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Revista People shkruan se aktori kishte arritur deri te hoteli me një SUV me xhama të zi dhe kishte dalë shpejt për të shmangur gazetarët dhe fotoreporterët.

E pranishme në këtë mbrëmje argëtuese, ka qenë edhe një tjetër ish-grua e Pittit, aktorja Gwyneth Paltrow.

(Foto: Getty Images/by Diane Freed/Guliver)

Po ashtu, Aniston nuk ka harruar ta ftojë edhe një ish tjetër, muzikantin John Mayer. Aty ndodhej edhe (ish-e dashura e Mayer) Katy Perry me të dashurin e ri, Orlando Bloom.

Ndër të ftuarit tjerë, kanë qenë edhe komikja Ellen DeGeneres, aktori Robert Downey Jr. dhe këngëtarja e aktorja legjendare, Barbra Streisand.

(Foto: Michael Buckner/Getty Images/Guliver)

Braddhe Jennifer e nisën lidhjen në vitin 1998, ndërsa u martuan dy vite më pas (2000). Asokohe ishin ndër çiftet më të popullarizuara në Hollywood.

Martesa e tyre zgjati pesë vite dhe u shkurorëzuan në vitin 2005, kur Pitt veçmë e kishte nisur lidhjen me Angelina Jolie pas aktrimit në filmin e përbashkët "Mr. and Mrs. Smith". Ai u nda me divën hollivudiane në vitin 2016. /Telegrafi/