Please enter at least 3 characters.

Boshnjakovski: Plani 18 është në fazën fillestare

2017/11/Boshnjakovski.jpg

Plani 18 është në fazën fillestare dhe ka të bëjë me aktivitete deri në fund të vitit 2018 sipas bazës së Raportit nga Komisioni Evropian, deklaroi zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakovski, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në atë se çka përmban Plani 18, shkruan Telegrafi Maqedoni.

"Këtë plan e vërtetoi Republika Maqedonisë së bashku me Komisionin Evropian në lidhje me Raportin, çka e pranuam ditën e martë. Bëhet fjalë për plan në fazën fillestare dhe së shpejti do të kemi propozim, tha Boshnjakovski.

Theksoi se bëhet fjalë për zbatimin e aktiviteteve deri në fund të vitit 2018.

Zv. kryeministri për euro-integrime Bujar Osmani mbrëmë paralajmëroi se gjatë periudhës së ardhshme Qeveria hynë me planin e ri 18, çka do të fokusohet në atë se çka duhet bërë deri dhe pas Samitit të BE-së në muajin qershor. /Telegrafi/