Borussia Dortmund më në fund dorëzohet për Sanchon: Nëse dëshiron mund të largohet
322:"DORTMUND, GERMANY - FEBRUARY 18: Jadon Sancho of Dortmund is challenged by Thomas Meunier of Paris Saint-Germain during the UEFA Champions League round of 16 first leg match between Borussia Dortmund and Paris Saint-Germain at Signal Iduna Park on February 18, 2020 in Dortmund, Germany. (Photo by Alex Grimm/Getty Images)
Neymar e Jadon Sancho (Fotot: Alex Grimm/Getty Images)
Jadon Sancho . (Foto: Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images
30/03/2020
Drejtori i Përgjithshëm i Borussia Dortmund, Hans-Joachim Watzke thënë se Jadon Sancho do të lejohet të largohet nga klubi këtë verë, nëse ai e dëshiron këtë gjë.
Sulmuesi anësor pëlqehet nga shumë klube duke nisur nga Real Madridi dhe Manchester Unitedi.
"Edhe para shpërthimit të pandemisë coronavirus, ne thamë se dëshira jonë ishte që ai të qëndrojë, por në fund ju duhet të pranoni edhe preferencën e lojtarit", ka thënë Watzke për Bild.
Anësori ishte blerë nga klubi gjerman për vetëm 8 milionë euro, ndërsa tani shuma e tij llogaritet mbi 100 milionë euro.
A kishte ardhur si zëvendësim për Ousmane Dembele, i cili u transferua te Barcelona për 105 milionë euro.
Deri tani ai ka 31 gola për ekipin e parë të Borussia Dortmund. /Telegrafi/


