Please enter at least 3 characters.

Borissov për Pendarovskin: Është politikani i parë i cili publikisht pranoi se Goce Dellçev është bullgar

2019/07/pendarovski-borrisov.jpg

Kryeministri Bullgarisë, Boyko Borrisov pas takimit me kreytarin e Maqedonisë së Veriut në Sarajevë, Stevo Pendarovskin tha se gëzohet që që më në fund historia e përbashkët, duke përfshirë Goce Dellçevi filloi të shprehet në nivel të politikanëve.

"Kryetari i Maqedonisë së Veriut është politikani i parë nga Maqedonia e Veriut i cili i tha gjërat në mënyrë më të mirë, se Goce Dellçev është bullgar dhe se ka shkuar të luftojë për lirinë dhe autonominë e Maqedonisë", tha Borissov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas kryeministrit bullgar, Boyko Borrisov, lufta e Goce Dellçevit duhet t'i bashkojë Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ai shtoi se si politikanë do të përpiqen ta përshpejtojnë punën e komisioneve nga të dy palët që përbëhen nga historianët dhe ekspertët./Telegrafi/