Please enter at least 3 characters.

Borisov autorizohet që të nënshkruaj marrëveshjen e fqinjësisë së mirë me Maqedoninë

2016/04/Borisov-e1616321922439.jpg

Me 206 vota ''për'', Kuvendi i Bullgarisë miratoi Dekalratë në lidhje me Marrëveshjen e Fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Agjencia e lajmeve BETA bën të ditur se Kuvendi i ka dhënë dritë jeshile kryeministrit Boyko Borisov që ta nënshkruaj deklaratën.

''Kuvendi popullor i Bullarisë i vlerëson pozitive tentimet e Qeverisë së Bullgarisë dhe Maqedonisë për finalizimin e bisedimeve në lidhje me Marrëveshjen e miqësisë, fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit dhe pret që nënshkrimi i saj të ndodhë në pajtim me marrëveshjen e arritur më parë ndërmjet dy vendeve'', thuhet në deklaratën e Kuvendit të Bullgarisë.

Kuvendi pret që Marrëveshja të sigurojë marrëdhënie të qëndrueshme, parimore dhe pragmatike ndërmjet të dy vendeve./Telegrafi/