Please enter at least 3 characters.

Bonucci: Të gjithë duhet t’ia kenë frikën Juves

2017/04/Bonucciasuares-e1492636779672.jpg
303:"TURIN, ITALY - APRIL 11: Luis Suarez of Barcelona shoots at goal under pressure from Leonardo Bonucci of Juventus during the UEFA Champions League Quarter Final first leg match between Juventus and FC Barcelona at Juventus Stadium on April 11, 2017 in Turin, Italy. (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)
12:"Getty Images

Leonardo Bonucci thotë se duke eliminuar Barcelonën, Juventusi e ka dëshmuar se çdo kundërshtar duhet t’ia ketë frikën.

Zonja e Vjetër doli e pamposhtur nga Camp Nou dhe u kualifikua në gjysmëfinale falë fitores prej 3-0 në ndeshjen e parë.

“E dinim se do të na bënin shumë presion, patëm disa rreziqe në mbrojtje, por luajtëm mirë duke qenë të bashkuar dhe kompaktë kur mbroheshim, mbi të gjitha faleminderit Dani Alvesit dhe Mandzukicit që u bënin presion mbrojtësve të tyre të krahut”.

“Ky Juventus meriton duartrokitje për qasjen ndaj secilës ndeshje, qoftë kur luan ndaj Barcelonës apo ndaj Pescaras”.

“Është një tjetër hap në procesin e rritjes sonë, tash secili kundërshtar duhet të shqetësohet nga Juventusi”, është shprehur Bonucci për Mediaset Premium. /Telegrafi/