Please enter at least 3 characters.

Bonucci: Napoli rivali kryesor i Juventusit

2018/12/Leonardo-Bonucci-e1544285328460.jpg
239:"FLORENCE, ITALY - DECEMBER 01: Leonardo Bonucci of Juventus in action during the Serie A match between ACF Fiorentina and Juventus at Stadio Artemio Franchi on December 1, 2018 in Florence, Italy. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)
12:"Getty Images

Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci, beson se Napoli edhe këtë sezon është skuadra e vetme që mund të ra rivalizojë Zonjën e Vjetër për titull.

Italiani u shpreh i lumtur edhe me fitoren 1-0 ndaj Interit, duke e cilësuar si mjaft të vështirë.

"Ne ishim të vetëdijshëm që Interi ka individë fantastikë, të cilët si grup mund të na shkaktonin probleme", ka thënë Bonucci për DAZN.

"Ishte një ndeshje që ne u dashtë të rrezikonim për të shënuar, por ishim edhe me fat në disa raste".

"Treguam edhe një herë që jemi shumë të uritur për suksese, pavarësisht fitoreve të fundit.

"Ishim shumë më të mirë në pjesën e dytë, ne i dhamë Interit një goditje të rëndësishme në garën për Scudetto, por Napoli padyshim janë skuadra që mund të na shkaktojnë më së shumti probleme", ka thënë për fund Bonucci.

Juve aktualisht ka tetë pikë më shumë se Napoli, ndërsa në xhiron e ardhshme kampionët aktual do të luajnë kundër Torinos. /Telegrafi/