Bono e Geldof – partneriteti më i shquar në botë
25/09/2007
Irlandezët kanë udhëhequr në listën e biznesmenëve dhe bamirësve, falë kontributeve të tyre fenomenale për ngritjen e fondeve – vetëm pak prapa miliarderëve Bill e Melinda Gates.
Jagger dhe Richards janë emëruar si çifti numër një në botën e shoubiznesit.
Anketa, e kryer nga Leaders in London International Leadership Summit 2007, ka kërkuar nga pjesëmarrësit, të emërojë partneritetet më të respektuara në pesë kategori.
Në politikë, ish presidenti i Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton dhe gruaja e tij, e cila aktualisht është edhe kandidate e Demokratëve për presidente, Hillary, janë emëruar si çifti më i respektuar.


