Bomba atomike ishte ëndrra e Millosheviqit
05/12/2014
Gjatë shkatërrimit të BRSS-së, nuk ishte i vështirë sigurimi i materialeve nukleare. Kështu, bombën atomike Millosheviqi synonte ta ndërtonte në institutin “Vinç” të Beogradit, ndërsa për realizimin e projektit ishin angazhuar disa shkencëtarë që pastaj do të vdesin në rrethana të dyshimta, transmeton Telegrafi.
Për shkak të sanksioneve ndaj Jugosllavisë, por edhe presionit të fuqive botërore, projekti nuk u realizua, thotë Amir Pleho, anëtar i Komisionit që merrej me distribuimin e helmeve dhe armatimit. /Telegrafi/


