Please enter at least 3 characters.

Blushi: Shqipëria po qeveriset nga paaftësia, feja mbush vakumin e shtetit

2016/01/blushi-shqip-euml-ria-po-qeveriset-nga-paaft-euml-sia-feja-mbush-vakumin-e-shtetit_hd.jpg

Gjatë prezantimit të librit “Hëna e Shqipërisë” në Elbasan, ai u shpreh se Shqipëria po qeveriset nga paaftësia. Duke folur për realitetin politik dhe shoqëror, Blushi theksoi se Shqipëria është një vend ku nuk zbatohet ligji dhe është më e pabarabartë se 5 vite më parë .

Ndërsa, sa i përket çështjes së fesë, ai u shpreh se vakumi i lënë nga shteti po mbushte nga feja.

“Nuk kam asnjë paragjykim për fetë. Në disa zona shteti nuk ekziston. Vakumi i lënë nga shteti po mbushet nga feja. Duhet që shkalla e fetarizmit mos rritet, nuk është mire. Ky fenomen po ndodh në Turqi dhe Arabi. Ne jemi për demokraci dhe jo për teokraci”, është shprehur Blushi. /BW/