Please enter at least 3 characters.

Bllokohet ashensori, nusja vonohet për një orë në dasmë (Video)

2018/02/Bllokohet-foto.jpg
21:"© Caters News Agency

Nusja është bllokuar në ashensor për afro një orë, derisa nuk është shpëtuar nga zjarrfikësit.

Melissa McNamara Rodger ishte duke shkuar në dasmën e saj, por ka mbetur në mes të katit të 17-të dhe 18-të të një hoteli në Rhode Island të Shteteve të Bashkuara, transmeton Telegrafi.

Shoqërueset që e prisnin 32-vjeçaren të vinte në çdo moment, kanë dhënë alarmin e bllokimit të ashensorit. Derisa zjarrfikësit po mundoheshin ta zhbllokonin, e hapën derën dhe i ofruan shampanjë.

“Në 20 minutat e para isha e qetë, por më pas u nervozova, sepse frikësohesha se do e humbë ceremoninë time. Pastaj piva edhe një gotë shampanjë”, ka thënë Rodger.

Pasi kabina u kthye në katin e 17-të, nusja doli e pa lënduar dhe ceremonia u zhvillua si ishte planifikuar. /Telegrafi/