Please enter at least 3 characters.

“Bllokadë e qëllimshme”, Abrashi i LVV-së: Kjo qëndrueshmëri absurde e partive opozitare është për mu çudit  

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi në një paraqitje para mediave tha se shprehin zhgënjimin e thellë për siç e quajti bllokadë të qëllimshme dhe në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës nga partitë tjera.

Abrashi tha se inatet politike destruktive po e mbajnë peng Kuvendin, ndërkaq, sipas tij, me këtë po synohet të krijohet një rast i pashembullt në historinë parlamentare.

Duke folur për mundësinë e daljes nga ngërçi politik, deputeti i LVV përmendi edhe pritjen për vendimin nga Gjykata Kushtetuese.

“... Jemi në proces të pritjes së vendimit të Gjykatës kushtetuese që do ta sqaroj procesin e votimit... Na mbetet të presim atë vendim në mungesë të reflektimit të deputetëve të opozitës...”, u shpreh Abrashi, raporton Telegrafi.

Sipas tij, ky insistim, kjo qëndrueshmëri e partive tjera është për tu çuditur.

“Ky insistim, kjo qëndrueshmëri absurde e partive opozitare është për mu çudit me të vërtet...”, tha ai.

Sipas tij, sikur të ishte kjo qëndrueshmëri me i blloku proceset e dëmshme për vendin, Kosova do të ishte në BE. /Telegrafi/