Please enter at least 3 characters.

“Blick” kritikon shqiponjën e Xhakës

2016/01/ldquo-blick-rdquo-kritikon-shqiponj-euml-n-e-xhak-euml-s_hd.jpg

Futbollisti i Borusia Moenchengladbach bashkë me vëllain e tij, Taulantin që luan për kombëtaren shqiptare vizituan ekipin bardheblu dhe gjatë stërvitjes me të gjithë ekipin por dhe trajnerin bënë simbolin e shqiponjës dy krenare. Kjo ka ndezur sërish irritimin e të përditshmes "Blick", e cila rikthen në vëmendje rregullin e vendosur në kombëtaren zvicerane se simboli i shqiponjës është i ndaluar.

Sipas "Blick", Xhaka nuk është hera e parë që e kryen një veprim të tillë duke kujtuar se ai e ka bërë simbolin e shqiponjës dhe në Bundesligë pas festimit të një goli por gjithashtu dhe te parukieri i tij.

"Blick" madje për këtë çështje kontaktoi dhe Federatën Zvicerane të Futbollit, e cila reagoi nëpërmjet zëdhënësit të saj Peter Stadelmann, që sqaroi më konkretisht rregullin për të përditshmen zvicerane.

Sipas FZF marrëveshja vlen vetëm kur lojtarët kanë të veshur fanellën e kombëtares, pasi Federata nuk mund të monitorojë 24 orë në 24 jetën e futbollistëve të saj dhe e rëndësishme për të është se lojtari me këtë gjest nuk fyen aspak Zvicrën. /Supersport/Telegrafi/