Blerja e parë e kinezëve te Milani do të kushtojë 70 milionë euro dhe vjen nga Tottenhami
13:"Julian Finney
23/11/2016
AC Milan është duke planifikuar që të bëjë ofertë prej 70 milionë eurosh për sulmuesin e Tottenhamit, Harry Kane.
GazzaMercato shkruan se Milani do të ofrojë për sulmuesin këtë shumë, pasi është e interesuar që të fillojë një sezon të ri me shumë ndryshime.
Anglezi ka kontratë me klubin deri në vitin 2020 dhe e ka vazhduar këtë verë.
Milani me ardhjen e pronarëve të rinj do të futet fuqishëm në afatin kalimtar për ta përforcuar sa më shumë skuadrën.
Kuqezinjtë e kanë nisur mirë kampionatin këtë vit. /Telegrafi/


