Please enter at least 3 characters.

Bleona Qereti mbulohet teksa viziton xhaminë e famshme në Emiratet e Bashkuara Arabe (Foto)

2018/01/bleona_26227793_331743990657983_7616024618461036544_n-e1516545223759.jpg

Bleona Qereti ka kohë që nuk ka sjell ndonjë këngë të re për publikun shqiptar.

Por, bukuroshja po vazhdon të jetë temë e rubrikave rozë të mediave tona.

Kohët e fundit e kemi parë teksa publikon në rrjetet sociale nga më të ndryshmet - prej me veshje të thjeshta, provokative dhe deri ato lakuriq.

Por, së fundi bukuroshja ka befasuar të gjithë me imazhin e fundit të publikuar në llogaritë personale të rrjeteve sociale.

Ajo ka zgjedhur të vizitojë një ndër xhamitë më të vizituar në Emiratet e Bashkuara Arabe, " Sheikh Zayed Mosque".

"Vetëm drita mund ta shpëtoj errësirën!!! Jini drita e jetës suaj dhe e njerëzve rreth jush", ka shkruar ndër të tjerash Bleona në Instagram.

Ndryshe, 38-vjeçarja pritet të vjen me projekte të ndryshme gjatë këtij viti, por nuk dihet nëse do të sjell ndonjë këngë të re. /Telegrafi/