Please enter at least 3 characters.

Blasta publikon këngën e re "Combo"

2021/06/blasta2.jpg

Reperi shqiptar Blasta ka prezantuar për publikun projektin e tij më të ri muzikor.

“Combo” titullohet projekti i tij më i ri muzikor, një këngë ritmike e zhanrit hip-hop dhe RnB.

Kënga është punuar nga producenti Apollo, gjersa tekstin e saj e ka shkruar vet Blasta.

“Combo” është vizualizuar edhe me një klip mjaft veror, i cili i përshtatet tematikës së këngës.

Për anën vizuale të projektit është kujdesur Bresher Studio.

Blasta përndryshe vazhdon të jetë aktiv herë pas here në prurjet e reja muzikore, të cilat priten kryesisht mirë nga publiku. /Telegrafi/