Please enter at least 3 characters.

Bizneset britanike po përballen me fitimet të ulëta në gjashtë vite

2019/03/brexit_protests.jpg
542:"LONDON, ENGLAND: A man protests against Brexit outside the Houses of Parliament on July 5, 2018 in London, England. A prolonged heatwave continues to grip much of the country, with no rain falling in some part for over six weeks. While many enjoy the sunshine, the lack of water is having a dramatic affect. Farmers are finding it difficult to feed their cattle, water levels in reservoirs are falling rapidly and wildlife is struggling. As rivers dry up reports of 'mass fish die offs' have been reported. (Photo by Dan Kitwood/Getty Images)
12:"Getty Images

Firmat në Britani të Madhe raportuan se gjatë tre muajve të fundit kanë pasur rritjen ekonomike më të dobët krahasuar në gjashtë vitet e fundit.

Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, shkaku mbetet pasiguria dhe frika nga një BREXIT pa marrëveshje si edhe rritja e pengesave të tregtisë globale

Indeksi i aktivitetit të sektorit privat gjatë tre muajve të kaluar ra në 3 pikë në muajin shkurt nga zero që ishte në muajin janar. Kjo ishte norma më e ulët që nga prilli 2013, kur Britania e Madhe ishte ende duke e rimarr vetën nga kriza botërore ekonomike dhe financiare.

Bizneset presin dobësi të ngjashme në tre muajt e ardhshëm, kur Britania e Madhe të largohet nga Bashkimi Evropian pas më shumë se 40 vjet anëtarësimi.

Kryeministrja britanike Theresa May ende nuk ka fituar përkrahjen e Parlamentit për një marrëveshje kalimtare të BREXIT-it, megjithëse ajo ka shtruar rrugën për një vonesë të mundshme për BREXIT përtej datës së caktuar të 29 marsit.

Banka e Anglisë parashikon se ekonomia e Britanisë e Madhe do të rritet me vetëm 0.2 për qind në tre muaj deri në mars dhe rritja në vitin 2019 do të jetë më e dobëta që nga viti 2009 edhe nëse BREXIT shkon mirë. /Telegrafi/