Please enter at least 3 characters.

Bizele të gjata të gjelbra në mënyrën franceze

2024/06/Baked-Garlic-Green-Beans-9-34434.jpg

Shtesë e lehtë e cila gatuhet shpejt

Bizelet kanë pak kalori, zero kolesterol dhe janë të pasura në përbërës ushqyes, proteina dhe fibra.

Nevojiten:▪ 1 kg bizele të gjata të gjelbra ▪ 4 thelpinj hudhre, të prerë në feta ▪ vaj ulliri ▪ kripë ▪ piperPërgatitja:

Zieni tërë bizelet në ujë të njelmët, por kujdesuni që të mos i zieni tepër.

Bizelen e zier kullojeni dhe fërgojeni në vaj ulliri derisa të zbutet. Kujdesuni të mos bëhet tepër e butë.

Para përfundimit të fërgimit shtoni hudhrën dhe fërgojeni edhe disa minuta.

Servireni si shtesë bashkë me mish apo mish peshku.

Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.