Please enter at least 3 characters.

Binjaket me kokë të ngjitur: Kur njëra fle, tjetra zgjohet dhe dëshiron të luajë! (Video)

2016/05/bbbb-1.jpg
559:"PIC BY CATERS NEWS: (PICTURED: Conjoined twins) Parents of four-month old conjoined twins - Nadira and Nadiba - are seeking help from doctors in Indonesia to separate the babies. The twin girls are fused at the skull, a condition knows as cephalothoracopagus. Juarnes Prana Dinata, 30, and Siti Nuryaningsih, 30 years, were blessed with triplets in January this year. But two of the three babies, turned out to be conjoined. The couple is now hoping to give their twins a new lease of life by putting them through a surgery to separate them. SEE CATERS COPY
13:"Mika Muhammad

Me anë të intervenimit cezarian, Siti Nuryaningsih i ka lindur tri vajza njëherësh.

Derisa njëra ka lindur normal, dy motrat e saj e kanë kokën e ngjitur mes vete, transmeton Telegrafi.

Mjekët e spitalit në Tanjungpinang të Indonezisë, kanë mbetur të mahnitur me këto binjake, pasi me shumë vështirësi e kanë kryer lindjen.

Sidoqoftë, vajzat që kanë kafkë të përbashkët, por secila trurin e vet, gëzojnë shëndet të mirë.

Madje, prindërit e tyre, thonë se ato kanë edhe personalitete të ndryshme.

“Kur njëra fle, tjetra zgjohet dhe dëshiron të luajë, ato janë krejt të ndryshme”, ka thënë nëna e tyre.

Mjekët në Indonezi, janë duke bërë përgatitjet, për një ‘operim historik’ që të ndajnë të porsalindurat.

Mirëpo, ato duhet të shtojnë edhe nga tetë kilogram, në mënyrë që të mos ketë komplikime gjatë operimit. /Telegrafi/