Please enter at least 3 characters.

Mbolli bimë kanabisi, Policia arreston të dyshuarin në Gërdoc të Podujevës

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pas një kontrolli në shtëpinë dhe objektet e një dyshuari në Gërdoc të Podujevës janë gjetur dhe sekuestruar 18 bimë të mbjella të llojit kanabis dhe 987.2 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Rasti ka ndodhur të premten në ora 16:30.

“Fsh. Gërdoc, Podujevë 24.10.2025 – 16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të tij, i janë gjetur dhe sekuestruar 18 bimë të mbjella të llojit kanabis dhe 987.2 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/