Please enter at least 3 characters.

Bien temperaturat gjatë ditëve të ardhshme në Maqedoni

2023/01/moti-1.png

Drejtoria për Punë Hidrometerologjike njoftoi se më 29 dhe 30 mars moti do të jetë me temperatura të ulëta nën 0 gradë celsius.

Temperaturat minimale më 29 mars do të jenë -5 në Kriva Pallankë, -4 në Resnjë dhe Manastir, -3 në Prilep dhe Tetovë, - 2 në Shkup, Strumicë dhe Koçani, -1 në Demir Kapi dhe Shtip, ndërsa 0 gradë celisus do të jetë temperatura minimale në Kavadar.

Më 30 mars, temperatura do të jetë -4 në Kriva Pallankë, -3 në Manastir, -2 në Strumicë, Resnjë dhe Tetovë dhe -1 në Shkup dhe Prilep.

Ministria e Bujqësisë u bën thirrje bujqve që në kohë të ndërmarrin masa sa më të shpejta për të mbrojtur plantacionet frutore nga ngrirja./Telerafi/