Bieber përleshet me fotografët (Video)
09/03/2013
Derisa po dilte nga një objekt dhe po shkonte drejt automjetit të tij, përpara këngëtarit kanadez ndodheshin disa fotografë. 19-vjeçari e ka shtyrë njërin prej tyre dhe është futur në automjet.
Më pas fotografi ka bërtitur se është sulmuar fizikisht, ndërsa një tjetër e ka ofenduar këngëtarin e famshëm.
I hidhëruar nga ky ofendim, Bieber ka dalë nga automjeti dhe është nisur drejt fotografit, mirëpo e ka ndalur stafi i sigurimit të tij.
Vizita e Justin Bieber në Londër është shoqëruar me disa situata kontroverse, mes të cilave mbajtja e një maske gazi pas largimit nga një restorant kinez, pastaj vonesa dyorëshe në koncert, si edhe kolabimi në skenë dhe shtrirja në spital. /Telegrafi/


