Please enter at least 3 characters.

Bie numri i të punësuarve

2016/05/proteste-e-sindikatave-perkrahje-punetoreve-te-KEDS-it-dhe-te-KEK-ut-foto-ridvan-slivova-7.jpg
14:"Ridvan Slivova

Në Kosovë ndodh që shkalla e papunësisë të bjerë në të njëjtën kohë me rënien e numrit të të punësuarve, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo gjë po arrihet përmes rritjes së përqindjes së qytetarëve joaktivë, në mesin e të cilëve janë edhe personat që janë lodhur duke kërkuar një vend pune.

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka njoftuar se shkalla e papunësisë në vitin 2015 ka qenë 32.9 për qind. Pra, krahasuar me vitin 2014, kur niveli i papunësisë ka qenë 35.3 për qind, kemi një ulje të papunësisë prej 2.2 pika të përqindjes.

Këto të dhëna ASK-ja i ka publikuar vetëm përmes një komunikate, por ata nuk e kanë publikuar raportin final të Anketës së Fuqisë Punëtore (AFP) për vitin 2015, duke pamundësuar për të bërë krahasime me vitet e kaluara. /Telegrafi/