Please enter at least 3 characters.

Bie numri i të infektuarve me coronavirus, sot 188 raste të reja

2021/03/Laboratoret-per-COVID-19-ne-IKSHPK-foto-Ridvan-Slivova-15.jpg

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar 188 raste të reja me coronavirus në Kosovë.

Në krahasim me muajin korrik dhe fillimin e gushtit, ditët e fundit është shënuar rënie e numrit të të infektuarve.

MSH njofton se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë vdekje, ndërkaq janë shëruar 483 persona.

Të vaksinuar brenda kësaj periudhe raportuese janë 45. /Telegrafi/