Please enter at least 3 characters.

Biden, presidentit polak: Në kohën kur bota po ndryshon, NATO duhet të jetë e bashkuar

2022/03/976c7a0b-f921-43f5-8460-04d94959257f-1.jpg
446:"US President Joe Biden (L) together with US Defence Secretary Lloyd Austin (2ndL) attends a meeting with Polish President Andrzej Duda (R) and Polish Foregin Minister Zbigniew Rau (2ndR) at the presidential palace in Warsaw on March 26, 2022. (Photo by Brendan SMIALOWSKI / AFP) (Photo by BRENDAN SMIALOWSKI/AFP via Getty Images) US President Joe Biden meets with Polish President Andrzej Duda on March 26 in Warsaw, Poland. (Brendan Smialowski)
20:"AFP via Getty Images

Presidenti i Shteteve të Bashkuara tëAmerikës, Joe Biden ka folur para shtypit botëror me homologun polak, Andrzej Duda në Varshavë.

Ai shpjegoi se sa i rëndësishëm është stabiliteti evropian për SHBA-në dhe ripohoi mbështetjen për NATO-n dhe veçoi nenin 5 - përgjegjësitë e mbrojtjes kolektive të aleancës, raporton skynews.

I pari i shtetit amerikan tha se "Një nga gjërat për të cilat e falënderova presidentin polak është për faktin se kriteri i vetëm më i rëndësishëm në këtë botë që po ndryshon... është që NATO të qëndrojë absolutisht, plotësisht, tërësisht e bashkuar, që të mos ketë ndarje në mendime dhe se çfarëdo që bëjmë, do ta bëjmë së bashku".

Biden ka pohuar se sa herë që vendi i tij ka qëndruar larg zhvillime në kontinentin evropian, gjithmonë e ka "pësuar", raporton cnn.

"Aftësia e Amerikës për të përmbushur rolin e saj në pjesë të tjera të botës mbështetet në një Evropë të bashkuar, një Evropë të sigurt. Ne kemi mësuar nga përvoja e trishtuar në dy luftëra botërore, kur kemi qëndruar jashtë dhe nuk kemi qenë të përfshirë në stabilitetin në Evropës, na është kthyer mbrapa, neve SHBA-ve”, tha presidenti amerikan.

Ai pohoi më tutje se se stabiliteti në Evropë është jashtëzakonisht i rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara.

“Këtë e kam thënë për një kohë të gjatë, si një senator kur isha këtu, anëtar i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë, si zëvendëspresident për tetë vjet, tani si President, se stabiliteti në Evropë është jashtëzakonisht i rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara. Jo vetëm në Evropë, por në mbarë botën”, pohoi ish-senatori.

Biden u bëri thirrje të gjithë anëtarëve të NATO-s të marrin refugjatë ukrainas, duke pasur parasysh rolin e rëndësishëm të Polonisë.

Ndryshe, Biden pritet të takojë edhe disa refugjatë ukrainas që tashmë gjenden në Poloni. /Telegrafi/