Please enter at least 3 characters.

Biden komenton mundësinë e shkarkimit të Faucit nga Trump, thotë se ka “një ide më të mirë”

2020/11/ddddd-e1604343042699.jpg

Donald Trump dhe Joe Biden kanë zhvilluar dy tubime në shtete të forta.

Dhe sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në Cleveland, Biden kritikoi Trumpin për sjelljen e idesë së pushimit nga puna të Dr. Anthony Fauci, ekspertit më të lartë të sëmundjeve infektive të qeverisë, mes pandemisë së coronavirusit.

“Natën e kaluar Trump tha se do të pushonte nga puna Dr. Fauci. A nuk është kaq e mrekullueshme?", ka pyetur Biden me sarkazëm.

"Unë kam një ide më të mirë", tha i nominuari demokrat. "Më zgjidhni mua dhe unë do ta punësojë Dr. Faucin. Dhe ne do të heqim nga puna Donald Trump”.

Ndërkohë, në tubimin e tij në Karolinën e Veriut, Trump u ankua për numrat e tij në sondazhet e Fox News. /Telegrafi/