Please enter at least 3 characters.

Biden kërkon mbështetje për paketën e re ekonomike prej 1.9 trilion dollarësh

2021/02/Joe-Biden-scaled.jpg
180:"President Joe Biden speaks during a visit to the Viral Pathogenesis Laboratory at the National Institutes of Health, Thursday, Feb. 11, 2021, in Bethesda, Md. (AP Photo/Evan Vucci)
2:"AP

Presidenti Joe Biden po shmang Kongresin e ndarë, duke iu drejtuar vendit të martën në një takim me qytetarët në Wisconsin për të kërkuar mbështetje për paketën e tij të shpëtimit ekonomik prej 1.9 trilion dollarësh.

Me ligjvënësit akoma të pasionuar nga gjyqi i javës së kaluar në Senat, ku ish-presidenti Donald Trump doli i pafajshëm, Biden po shpreson të shmang përçarjet partiake duke iu drejtuar votuesve të zakonshëm në takimin e parë me qytetarët që do të transmetohet nga kanali CNN në Milwaukie, udhëtimi i tij i parë zyrtar jashtë Uashingtonit si president.

"Në transmetimin e drejtpërdrejt televiziv Biden do të bisedojë me qytetarët në Wisconsin, me ata që pajtohen me të, dhe me ata që janë kundër tij", tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

Ajo shtoi se Biden është "i përqendruar" në miratimin e planit të tij.

Paketa stimuluese e Presidentit Biden do të dyfishonte masën e mëparshme të miratuar nga Kongresi, pas një debati të fortë në muajin dhjetor 2020.

Administrata thotë se injektimi masiv i parave, duke përfshirë 1,400 dollarë çeqe për shumë amerikanë, janë jetike për të parandaluar ngecjen e rimëkëmbjes së ngadaltë ekonomike.

Një tjetër qëllim kryesor i rritjes së shpenzimeve është forcimi i operacionit të vaksinimit kundër COVID-19, një sfidë logjistike, mjekësore dhe financiare mbi të cilën mund të varet i gjithë mandati i parë i Presidentit Biden.

Por shuma e lartë e projekt-ligjit për stimulimin e ekonomisë, si dhe disa nga detajet e shpenzimeve, kanë nxitur skepticizëm në mesin e shumicës së republikanëve në Kongres. /VoA/