Biden arrin në Izrael, pritet nga Netanyahu
18/10/2023
Aeroplani i presidentit amerikan Air Force One sapo ka aterruar në aeroportin e Tel Avivit.
Joe Biden është duke kryer një mision diplomatik nga frika se konflikti palestinezo-izraelit mund të përshkallëzohet – e në veçanti pas sulmit në një spital në Gazë, ku mbetën të vrarë mbi 500 persona, transmeton Telegrafi.
Biden shpreson të parandalojë përshkallëzimit të luftës, por pakënaqësia në Lindjen e Mesme vetëm sa është rritur nga bombardimi i mbrëmshëm në spitalin e Gazës.
Ai gjithashtu kishte planifikuar të vizitojë Jordaninë, por ky takim me liderët arabë u anulua derisa po largohej nga Washingtoni.
Në anën tjetër, Biden është pritur nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, me të cilin u pa duke u përshëndetur. /Telegrafi/


