Please enter at least 3 characters.

Biçikleta në vlerë prej 2.529 eurosh, në të cilën Wilshere ktheu kondicionin (Foto)

2016/11/jackwilshere-e1478642483527.jpg
19:"© AFP/Getty Images

Jack Wilshere mendon se ka bërë vozitjen më të gjatë në një biçikletë që nuk shkon askund.

Mesfushori është kthyer në skuadrën e Anglisë pas angazhimit njëvjeçar për ngritjen e kondicionit dhe mendon se këtë ua ka borxh orëve të kaluara në një ‘Wattbike’ – një makinë profesionale stërvitëse.

Kjo biçikletë i ka ndihmuar mesfushorit gjatë rehabilitimit të tij që kur dëmtoi ashtin e këmbës në fillim të sezonit.

Kjo është biçikleta Wattbike që kushton 2.250 funte (2.529 euro).

24-vjeçari, i cili është i huazuar nga Arsenali te Bournemouthi, është shndërruar në një ‘demon’ më këtë makinë dhe i ka zhvilluar muskujt e këmbëve që janë dëshmi për ushtrimet e bëra.

Natyrisht se atij i pëlqen më shumë të luajë futboll se të qëndrojë mbi këtë biçikletë, por është i vetëdijshëm se duhet të ushtrojë rregullisht që ta mbajë fitnesin në nivel të lartë. /Telegrafi/