Beyonce i bashkohet TikTok-ut, Sony Music konfirmon "mbretëreshën e re" të platformës
Ylli i muzikës, Beyonce i është bashkuar zyrtarisht TikTok-ut.
Një llogari e verifikuar e Beyonce u shfaq të enjten (16 dhjetor) në platformën e mediave sociale, duke bërë që fansat e yllit të pop-it, 40-vjeçar të nxitojnë ta ndjekin.
Sony Music U konfirmoi lajmin herët në mëngjesin e së premtes në Twitter, duke shkruar "mbretëresha e re e TikTok ka mbërritur ", së bashku me një pamje të llogarisë së sapo krijuar.
Që nga mëngjesi i së premtes, mbi 200 mijë përdorues e kanë ndjekur llogarinë. Asnjë postim nuk është shpërndarë deri tani dhe teksa më vonë është vendosur një fotografi profili e artistes.
Beyonce është shumë e njohur në faqet e tjera të mediave sociale, me 224 milionë ndjekës në Instagram, 56 milionë në Facebook dhe 15.5 milionë në Twitter, shkruan People.
New queen of TikTok has arrived ??@Beyoncepic.twitter.com/Lfhbcso6IP
— Sony Music U (@SonyMusicU) December 17, 2021
Fituesja e 28-të çmimeve “Grammy” është një nga shumë personazhe të famshëm që i është bashkuar kohët e fundit TikTok-ut, teksa platforma e medieve sociale vazhdon të fitojë popullaritet.
Ish- prezantuesi i “Blues Clues”, Steve Burns, i cili është gjithashtu i ri në aplikacion, kohët e fundit u kërkoi përdoruesve të ndihmonin të shpjegonin qëllimin e platformës.
"Përshëndetje! Jam unë, Steve. Unë nuk di të përdor fare TikTok. Nuk e di as se çfarë është. Nëse mund të më tregoni në komente, faleminderit", tha aktori 48-vjeçar në një klip muajin e kaluar.
Kim Kardashian dhe vajza e saj North West, janë gjithashtu të reja në TikTok, duke bërë debutimin e tyre zyrtar më 25 nëntor nën emrin “KimAndNorth”. Deri më tani, nëna dhe vajza kanë tërhequr 3.6 milionë ndjekës.
Kourtney Kardashian është gjithashtu në TikTok me vajzën e saj Penelope Disick, llogari e cila ka 2.6 milionë ndjekës.
Shumë të famshëm të tjerë kanë krijuar një prani të fortë në TikTok, duke përfshirë aktoren Selena Gomez, aktorin Will Smith , këngëtarët Nick dhe Joe Jonas, yllin e “Hirushes”, Camila Cabello dhe kuzhinierin e famshëm Gordon Ramsay. /Telegrafi/


