Please enter at least 3 characters.

Besa nënshkruan me Mjakun e Juventusit të Maqedonisë

2016/01/besa-n-euml-nshkruan-me-mjakun-e-juventusit-t-euml-maqedonis-euml_hd.jpg

Klubi pejan ka nënshkuar kontratë me futbollistin e Juventusit nga Maqedonia, Xhelal Mjaku.

Akordi është 2-vjeçar, derisa lajmin e ka konfirmuar në rrjetin social Facebook edhe trajneri i skuadrës pejane, Adnan Hyseni.

Ai ka shkruar se janë shumë të lumtur që kanë në radhët e veta një lojtar si Majku i cili ka shprehur dëshirën e tij që të punoj me stafin e klubit të Besës.

Besa në futsall njihet si ndër skuadrat më të mira dhe më të organizuara në Superligën e Kosovës. /Telegrafi/