Please enter at least 3 characters.

Bernardeschi: Ëndërroj ta fitoj Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës

2018/02/Bernardeschi-2.jpg
249:"FLORENCE, ITALY - FEBRUARY 09: Federico Bernardeschi of Juventus FC greets fans during the serie A match between ACF Fiorentina and Juventus at Stadio Artemio Franchi on February 9, 2018 in Florence, Italy. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)
12:"Getty Images

Ylli i Juventusit, Federico Bernardeschi ka zbuluar dy ëndrrat e tij në futboll - të fitojë Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës.

Bernardeschi ka filluar t'i tregojë vlerat e tij pas një fillimi të vështirë te Juventusi pas transferimit në verë nga Fiorentina.

Forma e mirë e treguar ka bërë që talenti italian të fillojë të mendoj se si t'i realizojë ëndrrat e tij, të cilat janë fitimi i Ligës së Kampionëve dhe Kupës së Botës.

Ëndrra e parë është ende në gjendje të bëhet realitet, edhe pse Juve pranoi dy gola si vendas në ndeshjen e tyre ndaj Tottenham Hotspur, ndërsa anësori duhet të presë deri në vitin 2022 për të mundur të fitojë Kupën e Botës.

Bernardeschi është bërë i rëndësishëm te Juventusi (Getty Images)

"Kam dy ëndrra: të fitoj Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës", ka thënë fillimisht Bernardeschi për mediat italiane.

"Si një fëmijë, unë ëndërroja të takohesha me numrat e mëdhenj 10 si Totti dhe Del Piero".

"Me kë jeni të lidhur më së shumti? Buffon, Chiellini, Barzagli, Marchisio, dhe sigurisht Paulo Dybala, Higuain dhe Douglas Costa.

"Shkurt, jam i afërt me të gjithë. Ne jemi një grup i mirë, ne jemi shumë të bashkuar dhe ne e duam njëri-tjetrin. Jemi shumë të lumtur që jemi pjesë e këtij ekipi", përfundoi italiani. /Telegrafi/