Please enter at least 3 characters.

Berisha, i gatshëm të luajë për Përfaqësuesen e Polonisë

2016/01/berisha-i-gatsh-euml-m-t-euml-luaj-euml-p-euml-r-p-euml-rfaq-euml-suesen-e-polonis-euml_hd.jpg


Dardan Berisha është i gatshëm të kthehet për të luajtur me Përfaqësuesen e Polonisë. Në një intervistë për mediumet polake, të hënën, ai ka thënë se një gjë të tillë edhe e meriton. Berisha e ka konfirmuar këtë të hënën edhe për gazetën.

Sipas tij, duke luajtur për Poloninë do t'i bënte mirë si atij ashtu edhe basketbollit të Kosovës, që ka nevojë për promovim.
Në prononcimin e tij për gazetën, Berisha ka thënë se për Poloninë do të luante vetëm deri në momentin kur Kosova të pranohej nga FIBA.

"Derisa FBK-ja nuk është e pranuar dhe Përfaqësuesja e Kosovës nuk ka aktivitete, do t'i përgjigjesha pozitivisht ftesës së Polonisë. Kjo do të ishte mirë për karrierën time, por edhe për opinionin që mendon se basketbolli i Kosovës është në nivel të dobët", është shprehur Berisha. "Se basketbolli kosovar është cilësor këtë edicion më së miri e dëshmon ndeshja me Yllin, të cilën e fituam në sekondën e fundit", tha Berisha, transmeton koha.net.

Në intervistën e tij dhënë uebfaqes polake "Sportoweafkty.pl", basketbollisti i Sigal Prishtinës është shprehur se nuk është ftuar nga Polonia, për shkak se emri i tij mbase dikë po e pengon.
Berisha nuk është ftuar te Polonia prej se është kthyer në Kosovë për ta vazhduar karrierën. Berisha ka insistuar se nuk mund të nënçmohet në asnjë mënyrë basketbolli i Kosovës.