Please enter at least 3 characters.

Berberi në New York që kreu shërbimet kundër rregullave të bllokimit, infektohet me coronavirus

2020/05/28432994-8323441-image-a-9_1589550044650-e1589555476835.jpg

Një berber në New York i cili shkeli rregullat e bllokimit për të punuar, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, regjioni Ulster në New York, deklaroi të mërkurën se berberi i infektuar punonte në një dyqan në Broadway në qytetin Kingston.

Lidhur me këtë rast autoritetet shëndetësore kanë këshilluar klientët që morën këto shërbime në tre javët e fundit që të testohen.

Megjithatë, ende nuk është identifikuar berberi i prekur me coronavirus, njashtu dhe emri i dyqanit ku punonte. /Telegrafi/