Please enter at least 3 characters.

Bën vetëvrasje babai i djalit që akuzoi Jacksonin

2016/01/f.1118170943426_m.jpg

65-vjeçari Evan Chandler është gjetur i vdekur në banesën e tij në New Jersey në fillim të këtij muaji, mirëpo tek tani, autoritetet kanë konfirmuar detajet e vdekjes së tij, duke thënë se Chandler ishte gjetur me plumb në kokë ndërsa mbante një revole në dorë.

Thuhet se ai vuante nga një sëmundje serioze, pasi që ishin gjetur pesë lloje të barnave në shtëpinë e tij- njofton RadarOnline.com.

Nuk është gjetur ndonjë letër e të vetëvrarit, mirëpo policia ka konfirmuar se ai kishte pasur një sëmundje të rëndë, e cila, sipas të gjitha gjasave, e ka detyruar të vriste veten. /Telegrafi/