Bejta - Timonier: Maqedonisë i duhet një qeveri, sa më shpejtë që të mundet
13/02/2017
Amasadori francez në Shkup, Christian Timonier, ka realizuar një takim me kryetarin e komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet e tanishme politike në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Timonier konsideron se Maqedonisë i duhet një qeveri, sa më shpejtë që të mundet, duke theksuar mbështetjen franceze për procezest demokratike dhe përafrimin e Maqedonisë drejt BE-së.
Bejta ka deklaruar se duhet të formohet një qeveri që do të jetë e pranueshme për shumicën e qytetarëve në Maqedoni./Telegrafi/


