Please enter at least 3 characters.

Begaj: Partneritet i fortë Shqipëri–SHBA mbi vlera të përbashkëta

2023/04/bajram-begaj-presidenti.jpg
Tragjedia në Shëngjin me dy viktima nga Kosova, reagon presidenti Begaj
28/02/2024 09:38-Begaj para samitit: Shqipëria riafirmon mbështetjen për Ukrainën

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë.

Në një postim në Facebook, Begaj i ka përcjellë urimet Presidentit Donald Trump dhe popullit amerikan, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Në 250-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i përcjell urimet më të përzemërta Presidentit Donald Trump dhe popullit amerikan,” ka shkruar Begaj.

Ai ka vlerësuar gjithashtu partneritetin mes Shqipërisë dhe SHBA-së, duke e cilësuar atë si të ndërtuar mbi vlera të përbashkëta si liria, demokracia, paqja dhe prosperiteti.

“Shqipëria vlerëson thellësisht miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin strategjik me SHBA-në,” ka shtuar ai, duke theksuar edhe mirënjohjen për mbështetjen amerikane gjatë viteve të fundit.

“Gëzuar 4 Korrikun USA!”, ka përfunduar Presidenti Begaj mesazhin e tij. /Telegrafi/