Beg Ferati kalon te Biel-Bienne
06/08/2015
Karriera e Beg Feratit ka pësuar edhe një rënie, kur ekipi i tij Sion ka vlerësuar se nuk do të jetë në gjendje ta ndihmojë dhe për këtë e ka huazuar tek skuadra e ligës së dytë Biel Bienne.
Mbrojtësi 28 vjeçar deri para pesë vitesh ishte yll i kampionit të Zvicrës, Basel, pastaj kaloi tek Freiburgu në Bundesliga, ku zhvilloi vetëm gjashtë lojë.
Gjermanët e huazuan tek skuadra e ligës së dytë zvicerane, Winterthur, ndërsa më pastaj kaloi te Sioni, ku në vitin e parë shkëlqeu, kurse kampionatin e kaluar nuk ishte as hija e vetes.
Para huazimit tek Biel-Bienne, Ferati ka pasur një opsion për në Kanada. /Telegrafi/


