Please enter at least 3 characters.

Bebe Rexha u gëzohet të tridhjetave, thotë se do të bëhet partnere më e mirë

2019/06/BEBE-e1559755969464.jpg
250:"LOS ANGELES, CA - DECEMBER 11: Bebe Rexha performs during halftime at the game between the Los Angeles Rams and Atlanta Falcons at Los Angeles Memorial Coliseum on December 11, 2016 in Los Angeles, California. (Photo by Josh Lefkowitz/Getty Images)
12:"Getty Images

Bebe Rexha është një prej yjeve që nuk i frikësohet moshës. Në ndarjen e çmimeve të CFDA në New York, 29-vjeçarja shpjegoi pse ajo nuk po ngurron të flasë për ditëlindjen e saj të 30-të (të cilën e ka me 30 gusht).

"Jam 30 vjeçare", ka thënë ajo kur e përmendën ditëlindjen e saj. "E dini, shumë shpesh gratë ndihen keq kur mbushin 30 vjet, po unë them ‘Shpirt, tani jam dashnore më e mirë se para 10 vitesh".

"Do të bëj dashuri më mirë se sa që besoni, kështu që mos e provo", ka vazhduar këngëtarja.

Bebe gjithashtu dha një mesazh për moshataret e saja: "Gra, ndjehuni mirë për moshën tuaj. Jeni të mrekullueshme dhe perfekte kështu si jeni".

Duke qeshur pastaj për komentin e saj eksplicit, ylli tha, "Menaxheri im do të më vrasë. Por, ju e dini që ajo është e vërteta".

Ndryshe, këngëtarja shqiptare javën e kaluar solli klipin e këngës së re "Call You Mine" në bashkëpunim me "The Chainsmokers". /Telegrafi/