Please enter at least 3 characters.

Bebe Rexha shkurton flokët, duket mjaft atraktive me ndryshimin e ri ndërsa kërkon mendimin e fansave

2018/10/bebjjja-e1539066742300.jpg
310:"LOS ANGELES, CA - SEPTEMBER 13: Bebe Rexha performs onstage during the Pandora Presents: Pop Coast Hits Featuring Meghan Trainor, Bebe Rexha, Why Don't We, And Madison Beer at City Market Social House on September 13, 2018 in Los Angeles, California. (Photo by Phillip Faraone/Getty Images for Pandora Media)
30:"Getty Images for Pandora Media

Këngëtarja e njohur shqiptare, Bebe Rexha, do të jetë sonte (e martë), e ftuar në "American Music Awards".

Ajo do të prezantojë një performancë ose një çmim, e ndërsa konkurron në dy kategori: atë të “Kënga më e mirë e zhanrit Country” dhe “Bashkëpunimi më i mirë” për këngën “Meant to be”, në bashkëpunim me Florida Georgina Line.

Bebe Rexha këtë vit ka qenë shumë aktive në muzikë, duke publikuar albumin e saj të ri "Expectations", i cili u prit shumë mirë nga publiku.

Hiti "I'm a mess" është gjithashtu pjesë e këtij klipi, një këngë e cila ka shënuar mjaft sukses duke arritur vende të larta në top-listat britanike dhe ato amerikane.

Rexha është mjaft aktive dhe e ndjekur nga fansat edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ta fotografi të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.

Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në Instagram, duke iu treguar fansave ndryshimin e ri në pamjen e saj.

Ajo i ka shkurtuar flokët e saj bionde, duke marrë një pamje edhe më atraktive.

“I kam shkurtuar flokët. A ju pëlqejnë”, janë fjalët e saj në mbishkrimin e fotografisë, duke kërkuar në njëfarë forme mendimin e fansave për këtë ndryshim.

Një model i tillë i flokëve është shumë në trend kohëve të fundit, pasi të njëjtin model e kanë praktikuar edhe dy këngëtaret shqiptare tjera të famshme: Dua Lipa dhe Rita Ora. /Telegrafi/