Please enter at least 3 characters.

Bebe Rexha shfaqet në koncert me bikodina në kokë, për të promovuar albumin e ri "Dirty Blonde"

Bebe Rexha
(Foto: Bebe Rexha/Instagram)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka tërhequr vëmendjen e publikut me paraqitjen e saj më të fundit gjatë një performance në New York.

Artistja u shfaq me bikodina në flokë, një pamje që fansat e njohën menjëherë nga videoklipi i këngës së saj më të re, “Çike Çike”.

Bëhet fjalë për një zgjedhje të qëllimshme nga ana e Rexhës, e cila po vazhdon promovimin e albumit të saj më të ri, “Dirty Blonde”, të publikuar vetëm pak ditë më parë. Në videoklipin e “Çike Çike”, këngëtarja shfaqet me të njëjtin stil flokësh, duke e kthyer këtë look në një nga elementet dalluese të projektit.

- YouTubeyoutu.be

Pamjet nga performanca janë shpërndarë në rrjetet sociale, ku fansat kanë komentuar pozitivisht paraqitjen e saj dhe mënyrën kreative se si po promovon materialin e ri muzikor.

“Dirty Blonde” është albumi i katërt në karrierën e Bebe Rexhës dhe njëherësh i pari që ajo publikon si artiste e pavarur, pas ndarjes nga ish-shtëpia e saj diskografike vitin e kaluar.

Albumi tashmë ka nisur të korrë sukses në platformat muzikore, me këngë si “New Religion” në bashkëpunim me Faithless dhe “Sad Girls” me David Guettan, që po tërheqin vëmendje të madhe nga publiku në mbarë botën. /Telegrafi/