Please enter at least 3 characters.

Bebe Rexha publikon fotografi të rralla nga fëmijëria e kaluar në trevat shqiptare

2020/04/beb-2.jpg
181:"NEW YORK, NEW YORK - FEBRUARY 08: Bebe Rexha performs on the runway for e1972 during New York Fashion Week on February 08, 2020 in New York City. (Photo by Albert Urso/Getty Images)
12:"Getty Images

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, gjatë këtyre ditëve të izolimit po tregohet më aktive për ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Ajo po publikon fotografi apo video të ndryshme nga përditshmëria e saj, teksa herë pas here nuk heziton të shpalosë diçka edhe nga arkivi i saj.

Një gjë të tillë e ka bërë së fundmi, duke publikuar disa fotografi të rralla nga fëmijëria e saj, të realizuara gjatë pushimeve në Shqipëri dhe Maqedoni.

Në fotografi, shihet se si artistja aso kohe i mbante flokët e saj të shkurtra, teksa bashkë me familjarët e saj gatuanin ushqime tradicionale.

Ajo shihej mjaft e lumtur në këto fotografi, teksa fansat kanë komentuar ngjashmërinë e madhe që ajo ka me të ëmën e saj, Bukurijen.

“Kthim prapa në këtë prerje flokësh të shkurtra, unë u bëra në udhëtimin tim në trevat shqiptare, për të parë se sa të gjata ishin flokët e mia para se të prisheshin”,  shkroi Rexha në Instagram.

Këngëtarja përndryshe është e lindur në New York, por prejardhjen e ka nga Dibra e Maqedonisë. /Telegrafi/