Please enter at least 3 characters.

Bebe Rexha: Ndjehem e fryrë, dua të dobësohem por është kaq e vështirë

2019/06/beba1.jpg
234:"CHICAGO, ILLINOIS - JUNE 09: Bebe Rexha performs onstage during day two of Nickelodeon's Second Annual SlimeFest at Huntington Bank Pavilion on June 09, 2019 in Chicago, Illinois. (Photo by Timothy Hiatt/Getty Images for Nickelodeon)
29:"Getty Images for Nickelodeon

Artistja me renome ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka qenë vazhdimisht e përfolur për dukjen e saj.

Duke mos hezituar të tregojë fotografitë e vërteta të përditshmërisë, ajo ka treguar se nuk ia ndjen që ka shumë kilogramë dhe që nuk duket aq e bukur pa makijazh.

Mirëpo së fundmi, ajo ka publikuar në InstaStory një shkrim, duke treguar se është lodhur nga të qenit e shëndoshë dhe se dëshiron të humb disa kilogramë.

“Ndjehem kaq e pasigurt sot. Ndjehem e fryrë dhe blah. Dua të dobësohem. Por është kaq e vështirë”, ka shkruar ajo.

Ditë më parë, Bebe Rexha ndau me ndjekësit në Instagram një fotografi të kapur nga paparacët, duke treguar se e urren dukjen e saj aq të çoroditur, por që kështu duket në të vërtetë.

Kujtojmë që ajo sivjet ishte refuzuar nga shtëpitë e modës për dizajnimin e fustanit të saj në "Grammy Awards", nga ku kishte ngelur e ofenduar për arsye se refuzimi ishte bërë për shkak të përmasave të saj.

Megjithatë, ajo gjeti një stilist të përshtatshëm për fustanin e saj në këtë event, duke i mahnitur të gjithë me dukjen glamuroze në fustanin e kuq. /Telegrafi/